48. Do political parties have to report on their election campaign finances?

Albania

Albania

Answer
Yes
Source

'Article 91: Auditing of electoral campaign funds and expenses1. No later than 5 days after the declaration of the final election result for each political party registered as an electoral subject or for the candidates proposed by the voters, the CEC appoints by lot one or more certified accounting experts, selected in accordance with article 92 of this Code, to perform an audit of the funds received and spent for the electoral campaign. The audit report shall be submitted to the CEC by the deadline provided for in the appointment decision. The report may not include personal data of donors under the value provided for in point 2 of article 90 of this Code.2. The electoral subjects specified in point 1 of this article shall make available to the auditor appointed by the CEC all information, documents or data that are related to the financing and expenses of the electoral campaign in accordance with this Code.3. The electoral subjects that are being audited shall make available all the information they have from the banks, institutions or third persons related to the audit, or authorize the auditor to obtain such information from third parties. The CEC shall make available to the auditor the information it receives from third parties about the subject being audited, at each phase of the auditing process.' (Source: The Electoral Code of the Republic of Albania, No. 10019/29.12. 2008, as amended No. 31/02.04.2015)

'Article 24/3:  Dokumentimi i shpenzimeve. 1. Partitë politike janë të detyruara të dokumentojnë në mënyrë të saktë dhe të plotë, sipas rregullave të legjislacionit në fuqi, të gjithë shpenzimet e kryera dhe mënyrën e përdorimit të fondeve gjatë fushatës zgjedhore. Të gjithë personat përgjegjës për financat në një parti politike trajnohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për mbajtjen, administrimin, raportimin dhe ruajtjen e dokumentacionit dhe të dhënave sipas këtij neni.
2. Partia politike dorëzon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kopje të plotë të dokumentacionit për çdo pagesë të kryer gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve, çdo parti politike që është regjistruar në zgjedhje, duhet të bëjë publik dhe të dorëzojë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një raport për deklarimin financiar të fushatës, duke përfshirë të gjitha degët dhe pjesët e veta përbërëse. Raporti përmban në mënyrë të
saktë: a) të ardhurat e përfituara apo që ka në gjendje partia politike, duke përfshirë burimin dhe datën e përfitimit, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve; b) të gjitha shpenzimet e kryera për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve, duke detajuar çdo shpenzim që i është bërë fondit financiar të dhënë për shpenzimet e fushatës zgjedhore; c) bilancin e pasurive dhe detyrimeve që ka partia politike, për periudhën nga data e caktimit të ditës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.  3. Çdo parti politike pjesëmarrëse në zgjedhje i mban dhe ruan në arkivat e tyre, për një periudhë 7 (shtatë) vjeçare, dokumentacionin e plotë dhe të detajuar të gjendjes financiare të saj dhe të gjitha degëve për periudhën e mbuluar nga raporti, duke përfshirë:  a) librat e mbajtjes së llogarive, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ku evidentohen të gjitha të ardhurat sipas burimit, shumës, duke e identifikuar mënyrën se si është kryer pagesa, si dhe të gjitha pagesat e kryera ndaj personave të tretë, qëllimi i pagesës dhe mënyra se si është kryer pagesa;
b) dokumentacion të saktë për të gjitha shpenzimet e kryera; c) gjendjen dhe lëvizjet në llogaritë bankare të saj; ç) dokumentacionin e plotë të pasurive të paluajtshme në pronësi ose posedim të partisë politike, si dhe çdo kontratë të lidhur për huapërdorje, qira, porosi, apo shitje, të pasurive të luajtshmedhe të paluajtshme; 4. Në rast se shuma e përfituar nga partia politike, sipas Kodit Zgjedhor, është më e madhe se shuma e dokumentuar si e shpenzuar për financimin e fushatës zgjedhore, partia është e detyruar të kthejë diferencën e përfituar në KQZ. 5. Partia, e cila nuk kthen fondet përkatëse, sipas pikës 4, të këtij neni, brenda 90 ditëve nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve, humbet të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet, si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e radhës, pavarësisht llojit të tyre, as vetëm dhe as si pjesëtare e ndonjë koalicioni. (Source: Law on Political Parties, No. 8580, date 17.2.2000, as ameneded: No. 9452/2.2.2006, No. 10374/10.2.2011, No. 17/2014, No. 90/2017/22.5.2017)

 

Comment

Parties must submit reports on their campaign financing to the Central Election Commission.

Close tooltip